Postuar: Qershor 24, 2025 | 22:50
Dy emra të rinj nën urdhrat e trajnerit të kampionëve, Egnatia afron mesfushorin e Tiranës dhe… Tetovën
Egnatia luajti në orën 17:00 përballë CSKA-së së Sofies. Ky takim miqësor u luajt në Bansko të Bullgarisë, teksa u fitua nga rogozhinasit me rezultatin e pastër 2 me 0.

Dy emra të rinj ishin nën urdhërat e trajnerit Tetova në këtë duel. Bëhet fjalë për lojtarë të talentuar, që afrohen nga moshat e Teutës dhe Tiranës.
Kleo Allmuça, 19 vjeç, luan si mesfushor dhe ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës me moshat. Në anën tjetër është dhe Juri Tetova.
Ky i fundit është 17 vjeç dhe luan si mbrojtës. Në edicionin e fundit luajti me moshat e Teutës.
PANORAMASPORT.AL













