TIRANË- Fatkeqësi për institucionin e prokurorisë, kthyer ne sherbetore te politikes se rruges, e ka quajtur avokati mbrojtës i Ilir Metës pretencën e dhënë sot nga organi i akuzës. Në një deklaratë për mediat në mbyllje të seancës, avokati Spartak Braho ka deklaruar se do të respektohet cdo vendim që do të jepet nga organi suprem, Gjykata e Lartë, ndërkohë që ka theksuar se pafajësia e Metës është tashmë e qartë.
“Ajo që pamë e dëgjuam në këtë seancë, kur shpresonin që prokuroria të reflektonte ishte që për të shpëtuar nga mbytja ajo u kap me dhëmbë pas kamerdares së shpuar të mashtruesit të vitit”- tha Braho.
Sipas tij, “pafajësia e Metës e kërkuar nga mbrojtja është evidente sepse e tillë është e vërteta”. I pyetur se cfarë do të bëjë mbrojtja nëse Gjykata vendos sipas kërkesës së prokurorisë ai u shpreh. “Ne do të respektojmë cdo vendim të dhënë nga organi suprem, të dhënë nga Gjykata e Lartë”.











