SPAK ‘zbarkon’ në Devoll, kontrolle në banesat e ish punonjësit të AMP-së dhe ish drejtorit të Policisë Bashkiake (EMRAT)

Jun 18, 2026 | 11:24

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë zbarkuar këtë të enjte në Devoll, ku mësohet se ka ushtruar kontrolle në disa banesa.

spak

Sipas burimeve konfidenciale, mësohet se SPAK po ushtron kontrolle në banesën e Devi Agos, ish punonjës i AMP së juglindjes.

Ago dha dorëheqjen pak kohë më parë ndërsa dyshohet se operacioni po zhvillohet për arsye të elementëve penalë për shpërdorim detyre.

Një tjetër i dyshuar është dhe Klevis Hoxha, ish drejtor i policisë bashkiake si lidhje shoqërore e Agos.

Pritet që të zbardhen detaje të tjera në vijim.

© Panorama.al

Te lidhura