“Është protesta më madhështore”- Berisha në Kuvend: Nuk e mposhtni dot atë lëvizje me kërcënime

Jun 18, 2026 | 11:02

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe deputetëve socialistë, se lëvizjen e qytetarëve dhe të rinjve në protestë dhe zërin e tyre, nuk do e mposhtnin dot, edhe sikur të përdornin organizatat kriminale.

berisha kuvend

Ai e cilësoi si protestën më madhështore që kishte ndodhur në Shqipëri ndonjëherë.

“Është protesta më madhështore që ka njohur Shqipëria dhe demokratët janë të ftuar të marrin pjesë. Dhe thirrjet e opozitës ë opozitës apo të Sorrosit nuk më impresionojnë mua dhe as kauzat që përfaqësoj, ndaj do e mbroj kauzën që përfaqësoj kudo, këtu dhe në botë, dhe nuk ka forcë në botë që më tërheq mua nga këto parime”, u shpreh kreu i selisë blu.

parlament berisha

Në fund ai i dha edhe një mesazh socialistëve në lidhje me presionet dhe intimidimet ndaj protestuesve apo organizatorëve të lëvizjes.

“Çdo përpjekje juaj për tërheqje, sikur edhe me Bajrët, Çelët dhe këdo, nuk do të mposhtni kurrë dot atë lëvizje”, përfundoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura