“Ta heqim Ramën me mosbesim” – Protestat, Berisha-socialistëve: Do ikni si minj, zëri i qytetarëve nuk mposhtet kurrë

Jun 18, 2026 | 10:55

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa doli në mbrojtje të protestave qytetarë për largimin e kryeministrin, propozoi që Rama të hiqet me mosbesim.

berisha

Berisha i bëri thirrje socialistëve që të mbajnë duart larg nga protesta, ndërsa theksoi se zëri i qytetarëve nuk mund të mposhtet kurrë.

“Ata kanë kërkesa shumë të drejta. Ju keni vendosur ti zgjidhni me kërcënime mafioze duke marrë bandat. Vlora Hyseni, agjentja e përbashkët e Ramës dhe e Vucic ka ka marrë ekspertë serbë anti demonstrata. Unë paralajmëroj urgjent hetim parlamentar. Larg duart nga protesta. Zëri i qytetarëve nuk mposhtet kurrë, pastaj do ikni si mi. Më mirë tani, burrërisht, kini guxim të votojmë ligjet, të heqim me mosbesim Ramën dhe ti japim zgjidhje krizës që do jetë shumë herë me e thellë në ditët dhe javët që do vijnë”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura