“SPAK po u troket në derë!”- Kreu i Prokurimeve Publike në Prokurorinë e Posaçme, Bardhi: Jonaid Myzyri, financues i fushatës së Belinda Ballukut dhe blerjes së votave!

Apr 7, 2025 | 12:12

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmet Bardhi, ka reaguar pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme të kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, për të cilin thotë se është financues i fushatës së Belinda Ballukut.

belinda balluku-gaz bardhi-Jonaid Myzyri

“Jonaid Myzyri është i implikuar jo vetëm me favorizimet multimilionëshe të Alko-Impex të cilat po hetohen nga SPAK, por ai është dhe tërthorazi financues i fushatës së Ballukut dhe blerjes së votave”, shkruan Bardhi.

Demokrati shkruan më tej se zv.kryeministrja Balluku po bën ç’mos që të imponojë rizgjedhjen e Jonaid Myzyrit në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike pas dy muajsh, dhe pse Myzyrit i përfundon mandati në korrik.

“Firmos fitoren e kompanive të sugjeruara nga Balluku që më pas këto kompani të punojnë në Fier për blerje votash”, ka shkruar Bardhi, ndërsa shton se “SPAK po u troket në derë”.

Reagimi i Gazment Bardhit

Belinda Balluku po bën ç’mos që të imponojë rizgjedhjen e Jonaid Myzyrit në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike pas dy muajsh dhe pse Myzyrit i përfundon mandati në korrik.

Jonaid Myzyri është i implikuar jo vetëm me favorizimet multimilionëshe të Alko-Impex të cilat po hetohen nga SPAK, por ai është dhe tërthorazi financues i fushatës së Ballukut dhe blerjes së votave pasi firmos fitoren e kompanive të sugjeruara nga Balluku që më pas këto kompani të punojnë në Fier për blerje votash. Por harrojnë që nuk kanë kohë e mundësi, SPAK po u troket në derë!

© Panorama.al

Te lidhura