SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Gazetari: Sot i dolën dhe 7 akuza të tjera! Si ka mundësi, një Unazë ndahet në 7 lote?! Çfarë duhet të ndodhë që të mbahet përgjegjësi?

Dec 16, 2025 | 21:31

Gazetari Armand Maho ishte mbrëmjen e sotme në Studio24, teksa foli mbi kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

armand maho

Maho thekson se Balluku nuk ishte ajo që bëri bisedat me turqit për Tunelin e Llogarasë, por Rama.

Ai shton se duhet mbajtur përgjegjësi për këtë korrupsion masiv, pasi është e pamundur që një Unazë të ndahet në 7 lote.

Armand Maho: Opozita është koncept shumë i gjerë. Nëse ndodh kjo duhet të kishin dalë në shesh. Nuk i bie ndërmend njeriut se çbën bëjnë demokratët në SHBA, merren me Trump. Këtu e kemi problemi. Sa na shpërqëndrohet içik vëmendja. Brenda ditës priten 18 mandate arresti dhe imuniteti i zv.kryeminstres. Ishte dhe drejtoresha, dy drejtorë vijojnë ende në detyrë. Çfarë duhet të ndodhë që ky kryeministër të marrë përgjegjësi morale?

Del sot me status kilometrik, që mbron Ballukun. Balluku ka gjynahet e veta së të duash. Për tunelin e Llogarasë nuk i bëri ajo bisedimet në Turqi. Pronari është direkt njeriu i Erdoganit. BB nga ana tjetër sot i dolën dhe 7 akuza të tjera. Pse një Unazë duhet të ndahet në 7 lote? I ka bërë me urdhër të Ramës. Mban mend ç’thoshte për Ahmetaj, a të isha unë prokuror çfarë i kisha bërë. Ajo që ka ndodhur në kryemninistri, ka qenë puç institucional, ka penguar BKH.

© Panorama.al

Te lidhura