Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Bislim Ahmetaj ishte mbrëmjen e sotme në “Studio24”, teksa foli për kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Ahmetaj theksoi se kampi i mazhorancës është në një panik total. Sipas tij Rama nuk ka zgjedhur të mbrohet, por po sulmon drejtësinë duke kërcënuar me 83 mandatet e mazhorancës në Kuvend.
Ai shton se SPAK mund të çojë fletë thirrje ndaj Ballukut, por edhe ndaj kryeministrit Edi Rama.
Bislim Ahmetaj: Alarmi në kampin e majtë ka kohë që ka rënë. Janë në panik, të çorganizuar, presin gjithçka. Nuk i dihet do ketë flete arresti për Belindën, kryeministrin, janë të zhytur në një tenxhere të gjithë e kanë radhën. Belinda shtyn kryeministrin në presion për GJK për prokurorinë që ta largojë vetes prangat dhe dëshpërimi i Ramës sot ishte në kulmin e vet.
Ai nuk po mbron, po sulmon, përmendi dhe komentin 83 votësh, kërcënim i hapur. Ne nuk e kemi ndërmend të dorëzohemi. Ky 83 mandatësh është sqaruar në raportin final të OSBE ODIHR. Shteti dhe partia ishin bashkë. Secili prej tyre mund të jetë në burg, pritet një shthurje totale e mazhorancës.
U lajmërua mbledhja e komisionin të mandateve. Aty janë 5 me 5, mund të vonohet me 3 muaj dërgimi i kërkesës për mandatin. Do shkojë paralel me kërkesën në GJK. Vendosmëria e SPAK, është e tillë që ose do mbyllet ajo prokurori ose do i shkojnë me radhë Belindës dhe atij që vë duart në kokë.
© Panorama.al












