SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, Kryeministri paralajmëron zvarritje të procesit të votimit: S’kemi urgjencë, prokurorët të vijojnë hetimet

Feb 9, 2026 | 11:55

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është diskutuar edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv kryeministres. Nga kjo mbledhje, Rama thotë se janë nxjerre tre konkluzione.

RAma Balluku1

Ndër të tjera kreu i qeverisë thotë se nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën e SPAK, të cilët kanë kërkuar arrestimin e saj.

Edhe pse Rama thotë se SPAK është e lirë të vazhdojë me hetimet e saj ndaj Ballukut, thekson se “deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit”.

“E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit“, thekson kryeministri Rama.

Po ashtu kryeministri Edi Rama thekson se SPAK nuk preket, por vetëm mbështetet. “Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen”, thekson Rama.

LEXO EDHE: Vendimi i Kushtetueses për pezullimin e Ballukut, Rama paralajmëron: Grupi i PS do ta zgjidh përmes ndërhyrjes në legjislacion!

Po ashtu në konkluzione deklarohet se funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen nga askush.

Rama paralajmeron edhe ndërhyrje në legjislacion: “Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion”.

Reagimi i Ramës

3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga :

  1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton.
  1. Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.
  1. E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit.

Një shtesë nga ana ime:

SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen.

© Panorama.al

Te lidhura