SPAK jep pretencën për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”, ja sa vite burg kërkohet për të pandehurit, mes tyre edhe Durim Bami

Jun 4, 2026 | 12:24

SPAK ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes së njohur si “Revanshi”, duke kërkuar dënime të ndryshme për disa prej të pandehurve të përfshirë në këtë procedim penal.

spak

Në total për të gjithë personat e pandehur është kërkuar 98 vite e 6 muaj burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar dënimi total ulët në 65 vite e 8 muaj.

Sipas pretencës së prokurorisë, janë kërkuar këto masa dënimi:

Aldo Avdyli – 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 6 vite e 8 muaj burg.

Edson Jozwik – 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 10 vite burg.

Oltion Zefi – 20 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 13 vite e 4 muaj burg.

Henerigert Mitri – 9 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 6 vite burg.

Altin Morina – 13 vite e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 9 vite burg.

Jozi Kraja – 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 6 vite e 8 muaj burg.

Durim Bami – 21 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 14 vite burg.

© Panorama.al

Te lidhura