Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në qytetin e Laçit.
Policia bën me dije se lënda plasëse është vendosur rreth orës 03:30 në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit Gj. L.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar autorët.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 03:30, në qytetin e Laçit, në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit Gj. L., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
© Panorama.al












