“SPAK, institucion i fortë, përparime konkrete në hetimin dhe luftimin e korrupsionit”- Vizita e Johann Wadephul në Tiranë, ambasada gjermane: Shqipëria, po ecën drejt BE-së

Nov 19, 2025 | 17:00

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë më 17 nëntor, si pjesë e një turi diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

dumani ministri gjerman

Në një deklaratë, Ambasada Gjermane në Tiranë theksoi se Ballkani Perëndimor mbetet një prioritet i lartë për politikën e jashtme gjermane dhe se Berlini mbështet fuqimisht integrimin europian të Shqipërisë.

Një vlerësim i posaçëm iu drejtua SPAK-ut, të cilin ministri e cilësoi si një institucion të fortë që po jep rezultate konkrete në hetimin e korrupsionit dhe forcimin e drejtësisë.

“Një drejtësi e pavarur dhe efektive është thelbi i çdo shoqërie demokratike dhe të lirë. Me SPAK, Shqipëria ka një institucion të fortë që po bën përparime konkrete në hetimin dhe luftimin e korrupsionit. Shoqëria dhe ekonomia mund të lulëzojnë vetëm kur mundësitë shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe ka besim në institucionet e pavarura.” theksoi Wadephul.

Postimi i Plote: 

Qëllimi është anëtarësimi në BE: Më 17.11., Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul vizitoi Shqipërinë si pjesë e një udhëtimi në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ai diskutoi rrugën drejt BE-së me Ministren e Jashtme të Shqipërisë, Spiropali dhe kreun e SPAK-ut, Dumani.

Ballkani Perëndimor ka prioritet për 🇩🇪, dhe ne e mbështesim fuqimisht rrugën e saj drejt BE-së. Dinamika në Shqipëri është e jashtëzakonshme, kohët e fundit ndoshta asnjë vend tjetër në rajon nuk ka bërë përparime të tilla. 🇩🇪 vlerëson angazhimin e madh që shumë shqiptare dhe shqiptarë po bëjnë, si në politikë, administratë dhe shoqëri civile, për të realizuar reforma të vërteta.

Është e qartë që: nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për këto reforma. Por nëse Shqiperia e ndjek vazhdimisht këtë rrugë dhe intensifikon përpjekjet e saj, mundësitë për të arritur sukses së shpejti janë të mëdha. Reformat të mëtejshme duhet të miratohen dhe të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave, dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Një drejtësi e pavarur dhe efektive është thelbi i çdo shoqërie demokratike dhe të lirë. Me SPAK, Shqiperia ka një institucion të fortë që po bën përparime konkrete në hetimin dhe luftimin e korrupsionit. Shoqëria dhe ekonomia mund të lulëzojnë vetëm kur mundësitë shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe ka besim në institucionet e pavarura.

© Panorama.al

Te lidhura