Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për një armëpushim të ri, ja kur nis dhe marrëveshja mes palëve

Jun 19, 2026 | 16:05

“Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim që fillon në orën 4 të pasdites, sipas orës lokale, (sot), të premten”, tha një zyrtar i lartë amerikan për ‘Reuters’.

liban

Ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë që në mëngjes se armiqësitë nga të dyja palët ishin, në fakt, arsyeja pse takimi midis amerikanëve dhe zyrtarëve iranianë në Zvicër u anulua.

“Hezbollahu dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim”, tha zyrtari në kushte anonimiteti, duke shtuar se negociatorët amerikanë dhe të Katarit ndërmjetësuan marrëveshjen me ndihmën e Iranit.

“Ne e kuptojmë se pas shkëmbimit të zjarrit më herët sot, Izraeli dhe Hezbollahu tani janë në një armëpushim”, shtoi burimi.

Fillimi i armëpushimit u konfirmua gjithashtu nga një zyrtar izraelit , i cituar nga Channel 13, i cili, megjithatë, shtoi se forcat ushtarake të vendit do të mbeten në Libanin jugor dhe do të përgjigjen nëse sulmohen.

Ndërkohë, dy burime në organizatën shiite i thanë Reuters se Hezbollahu e zbatoi armëpushimin sapo u informua për marrëveshjen.

Më parë, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, akuzoi Izraelin se po kërkon një “luftë të përhershme”, pas deklaratave të Ministrit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben Gvir, i cili tha se “i gjithë Libani duhet të digjet” pas vdekjes së katër ushtarëve izraelitë në zonë.

“Ky nuk është një klithmë e një paranojaku të rastësishëm gjenocidal. Është një deklaratë publike nga Ministri i Sigurisë Kombëtare i regjimit izraelit. “Kulti i vdekjes gjenocidale me bazë në Tel Aviv është një kërcënim për të gjithë njerëzimin. Ai kërcënon të gjithë njerëzit. Interesi i tij i vetëm është lufta e përhershme”, shkroi Aragchi në platformën X.

Ndërkohë, Irani akuzoi Shtetet e Bashkuara se mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për sulmet izraelite në Liban, duke dënuar operacionet kundër Hezbollahut dhe duke paralajmëruar për ndikimin e tyre në paqen dhe sigurinë rajonale.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai, tha se ndërprerja e armiqësive midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani ishte një pjesë integrale e mirëkuptimit të arritur këtë javë midis Uashingtonit dhe Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit në të gjitha frontet.

Ai shtoi se Irani do të merrte “të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur interesat, sigurinë dhe aleatët e tij.

© Panorama.al

Te lidhura