“Rama jep dorëheqjen, s’ka bisedime”- Sot protesta e 20-të e qytetarëve për largimin e qeverisë! Sheshet dhe rrugët plot

Jun 19, 2026 | 9:07

Qytetarët shqiptarë do të zbresin sërish sot në shesh e rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

protesta e 19 sheshi (8)

Në ditën e 20 të protestës, qytetarët kanë vetëm një synim largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

Protesta nis në orën 19:00, për shkak të temperaturave të larta, por pavarësisht këtij fakti pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë e jashtëzakonshme.

Për 19 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike.

Ashtu si në tubimet e mëparshme, edhe këtë mbrëmje pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.

Protestuesit theksojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.

© Panorama.al

Te lidhura