
Nga Eralda Baze
Dom Mikel Beltoja u arrestua nga enveristët dhe, pas 6 muajsh hetuesie, të tmerrshme për t’u treguar, e çuan në gjyq.
Fillimisht e dënuan me 7 vjet për agjitacion e propagandë.
Por, në sallën e gjyqit, përpara popullit, ai mbajti një qëndrim burrëror, duke demaskuar hapur diktaturën.
Kjo i irritoi enveristët, të cilët iu vërsulën aty, në sallën e gjyqit, dhe nisën ta torturonin me mjete primitive, duke ia bërë trupin vrima-vrima me biza. Kjo, aty në sallën e gjyqit, tmerroi të madh e të vogël.
Ndërsa i derdhej gjaku përdhe, kryesuesi i seancës, gjyqtari Rustem Gjata, ia shndërroi vendimin nga 7 vjet burgim në dënim me vdekje!
Më 10 shkurt 1974, Dom Mikelin e tërhoqën për gjymtyrësh derisa e shqyen dhe, ashtu të vdekur, në fund e pushkatuan.
Trupi i tij u dërgua në morgun e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.
Ishte vetëm 29 vjeç.
Dom Mikeli u pushkatua sepse, ndër të tjera, në gjyq deklaroi:
“Do të vijë një ditë që komunistët do të japin llogari për krimet që kanë kryer ndaj popullit, duke e çuar atë në errësirë dhe duke e privuar nga të gjitha të drejtat!”
Ky parashikim i tij nuk ndodhi, pasi me ardhjen e “demokracisë” në pushtet, Rustem Gjata u bë deputet i Partisë Demokratike në vitin 1992.
Më pas, ai u zgjodh kryetar i Gjykatës Kushtetuese për një periudhë 3-vjeçare.
E në vijim, i biri i tij, Çlirimi, u bë figurë e lartë e Partisë Demokratike të drejtuar nga zoti Berisha.
Hajde demokraci, hajde!!!
© Panorama.al










