Eksperti Besmir Semanaj, ka komentuar kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për dhënie autorizimi për arrestimin e Belinda Balluku, ku deklaroi se mbledhja e Këshillit të Mandateve do të shërbejë si një test i rëndësishëm për opozitën.
I ftuar në emisionin “Studio 24”, ai u shpreh se kryeministri Rama do e mbrojë Ballukun deri në fund, por dilema kryesore lidhet me qëndrimin e Partisë Demokratike.
“Është e qartë që kryeministri do e mbrojë deri në fund, por sa do e mbështesë PD mbrojtjen e Ramës për Ballukun. Siç u tha, komisioni ndahet 5 me 5”, u shpreh Semanaj.
Ai theksoi se, pavarësisht retorikës publike të PD-së për ta çuar Ballukun përpara drejtësisë, realiteti politik tregon tjetër gjë, për shkak të akuzave të drejtuesve të opozitës me SPAK-un.
“Megjithëse retorika politike e PD-së është për ta çuar Ballukun para drejtësisë, pro ky do jetë një test shumë i fuqishëm, po të shohim retorikën aktuale, të gjithë drejtuesit e PD janë në luftë të hapur me SPAK dhe ndoshta e shohin më armik SPAK-un se Ramën dhe Ballukun. Ky është realiteti”, tha ai, ndërsa shtoi: “shpresoj të mos kemi bashkim votash”.
Besmir Semanaj: Është e qartë që kryeministri do e mbrojë deri në fund, por sa do e mbështesë PD mbrojtjen e Ramës për Ballukun.
Siç u tha, komisioni ndahet 5 me 5. Megjithëse retorika politike e PD-së është për ta çuar Ballukun para drejtësisë, pro ky do jetë një test shumë i fuqishëm, po të shohim retorikën aktuale, të gjithë drejtuesit e PD janë në luftë të hapur me SPAK dhe ndoshta e shohin më armik SPAK-un se Ramën dhe Ballukun. Ky është realiteti.
Te gjitha deklaratat e tyre, por aq sa sulmohet Balluku, sulmohet dhe SPAK. Shpresoj të mos kemi bashkim votash. Ky është testi më i madh që ka pasur ndonjëhreë PD, do bashkoj votat me PS-në për të rrëzuar SPAK apo do bëhet në fund me SPAK dhe do lërë mënjanë sulmet.
© Panorama.al












