TIRANË- Pak kohë pasi Komisioni i Ligjeve miratoi me votat e maxhorancës kërkesën e deputeteve të PD-së për nisjen e procedurave për hetimin dhe shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, ky i fundit ka deklaruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Në një reagim publik para mediave, Spahiu bëri me dije se u nxorr me dhunë nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku nuk u lejua të lexonte fjalën e përgatitur, nderkohe qe theksoi se po persekutohet politikisht per shkak te ndjenjave patriotike.
Ai ka sqaruar se motivet e shkarkimit të tij janë qartësisht politike, të një pushteti që synon të përdhosë e të mbajë nën kontroll drejtësinë, ndërkohë që argumentet për shkelje të Kushtetutës nga ai, janë thjesht të sajuara e të pabaza.
“Vendosa të distancohem nga këto nisma antikushtetuese, nuk do të marrë pjesë kurrë në punimet e këtij komisioni që ngrihet në kushtet antiligjore dhe kushtetuese, kur ky pushtet nuk drejton zërin e një drejtuesi, si mundet të dëgjojë zërin e qytetarëve që e kanë votuar. Prej ditës së sotme kam vendosur së bashku me këshilltarët e mi, të përgatisim materialin për t’iu drejtuar GJykatës Kushtetute, me kërkesë zyrtare për të vlerësuar antikushtetueshmërinë e komisionit që propozohet të ngrihet për shkarkimin tim”- tha Spahiu, duke shtuar se betejat që janë adresuar në Kushtetuese janë beteja të fituara.
© Panorama.al











