Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i eshte drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, nëpërmjet të cilës i kërkonte të fliste para deputetëve.
Kërkesa mësohet se është refuzuar nga kryeparlamentarja, Topalli.
Ndër të tjera në letrën që Spahiu i dërgon Topallit thuhet se “kërkoj të flas në Kuvendin e Shqipërisë, pasi Komisioni i Ligjeve më ka mohuar një gjë të tillë.”
Sipas Spahiut, Kuvendi e ka detyrim kushtetues për ta dëgjuar. Ai i ka këruar Topallit që të garantojë një proces të rregullt ligjor.
© Panorama.al











