Sozia e Jolie ndodhet në Spanjë, do të bëhet aktore

Jan 6, 2012 | 20:27

Bashkëshortja e Brad Pitt, Angelina Jolie, e cilësuar gjithmonë si një prej grave më të bukura në botë, ka një sozi në Spanjë.

Në Web ka filluar të qarkullojë një video, e një vajze e cila quhet Lina Sanz, që ka një ngjashmëri befasuese me aktoren Angelina Jolie.

Ajo është studente e Dramës dhe ëndrra e saj është që një ditë ashtu si Jolie të përfshihet në ndonjë film në Hollywood. Ajo, siç shihet edhe në video, flet një anglishte shumë të rrjedhshme.

Lina Sanz duket se me këtë video ka gjetur një mënyrë efikase për tu lançuar në showbiznes.

© Panorama.al

Te lidhura