Në GJKKO zhvillohet sot seanca paraprake për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim.
Në seancën e sotme është i pranishëm edhe vetë kryetari i bashkisë së Tiranës.
Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për veprat penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Kujtojmë që më datë 3 nëntor Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.
Më 27 nëntor, ai iu drejtua sërish Kushtetueses duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të GJKKO, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë për masën ‘arrest me burg’.
© Panorama.al












