Sot kushte atmosferike të qëndrueshme, por në disa zona nuk do mungojnë reshjet e shiut! Ja parashikimi i motit

Oct 31, 2025 | 7:01

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet  me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore në jug nga orët e mesditës.

moti

Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në relievet malore në jug të territorit në orët e mesditës e pasdite.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Screenshot_1 Screenshot_2

 

© Panorama.al

Te lidhura