Kryeministri Edi Rama është shprehur se integrimi në Bashkimin Europian, do të pengojë shkrirjen e SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë, nëse dikush që vjen në pushtet, synon një gjë të tillë.
Rama theksoi se Bashkimi Europian siguron garanci dhe barazi para ligjit.
Rama: Shikoni si është situatë. Sot unë jam, nesër s’jam. Dikush tjetër vjen dhe thotë ta përmbysim komplet Reformës në Drejtësi, ti vënë çelësin SPAK, të gjithë institucioneve të reja, dhe të kthehemi atje ku ishim. Kush e pengon? Nëse jemi në BE, gjithçka është e garantuar dhe barazia para ligjit është në një nivel tjetër.
Ajo pasaporta nuk të shkruajë vetëm Republika e Shqipërisë por edhe Bashkimi Europian. Dhe secili dhe secila, që jeton këtu jashtë, do të jetë i barabartë para ligjit dhe gjithckaje që ka BE.
Do marr makinën dhe do thotë ndaloj në një filan vend. Nëse Shqipëria sot është Pogradeci, Italia do të jetë Elbasani, Tirana do të jetë Gjermani, në kuptimin e të jeturit në një mjedis, pa kufinj. Kjo bën që të mos ketë më kërcënime të natyrave që kemi pasur. Të mos ketë kërcënime te liria, te të drejtat.
© Panorama.al











