SHKUP- Qeveria maqedonase e ka mbushur kryeqytetin me monumente të reja, por qytetarët duan që ajo të mos shpenzojë para për gjëra të tilla.
Një sondazh i organizuar nga agjencia Rating, ka arritur ne perfundimin se 81 për qind e qytetarëve thotë se qeveria nuk duhet të shpenzojë më para për monumente në kuadër të projektit Shkupi 2014.
Vetëm 18 për qind e qytetarëve janë dakord me shtimin e statujave. Kjo çështje ka shkaktuar shumë debat edhe në parlament, ku opozita fajëson qeverinë se po bën shpenzime të shumta në kohë krize.
Në Shkup janë ngritur deri më tani 30 statuja dhe pritet që të ngrihen edhe të tjera. (INA)
© Panorama.al











