Sondazhi i Notos/ Bie ndjeshëm mbështetja ndaj Veliajt, Hasimja: Ka rënë nga fiku! Nuk e ka më me vete pjesën klienteliste

Oct 28, 2025 | 22:01

Pedagogu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Log. mbrëmjen e sotme sondazhin e italianit Antonio Notos, për bashkinë e Tiranës teksa ende nuk ka një datë zgjedhjesh, por është matur paraprakisht pulsi i qytetarëve.

hasimja

Një ndër pyetjet ishte dhe mbështetja për punët e Erion Veliaj. Dukshëm mbështetja ndah ish-kryebashkiakut ka rënë ndjeshëm dhe Hasimja e lidh me situatën në të cilën gjendet, në paraburgim.

Ermal Hasimja: Veliaj nuk është në një situatë normale. Ka rënë nga fiku,. I gjithë sistemi klientelist që e mbështet votën. Vota në radhë të parë mat kapacitet e PS për të nxjerrë njerëzit. Janë dhe njerëz që nuk e kanë qejf Veliaj por e votojnë për shkak të sistemit. Kur hiqet kjo lloj mburojë dhe konsiderohet si rebel ndaj Ramës, me këtë problemin e kushtetuese. Gjithë kjo pjesa klienteliste hiqet dhe mbetet pjesa neto që ekzistojnë për Veliajn. Si shifra më duken normal. E dukshme është pak ose aspak. Janë të dyja anët.

Ka një pjesë elektorati që ka pritur shumë nga Veliaj dhe ka kaluar tani në krahun kundër. Por mundet edhe të abstenojë.

© Panorama.al

Te lidhura