Sondazhi i Notos, Fatos Lubonja: Vë bast që Manastirliu merr rezultat më të lartë se Veliaj! Opozita duhet të bashkohet dhe të heqi partinë-shtet

Oct 28, 2025 | 23:01

Analisti Fatos Lubonja komentoi në Log. News24 sondazhin e Antonio Notos për Tiranën nëse zgjedhjet do të bëheshin sot.

fatos lubonja

Qytetarët e sonduar zgjodhën mes Manastirliut, Binajt, Arlind Qorit dhe Marko Dajtit. Me pak pikë diferenca Manastirliu ishte para Florjan Binajt.

Lubonja vuri bast në studio se Manastirliu do marrë rezultat edhe më të lartë se Veliaj në zgjedhjet e fundit të 2023-shit.

Lubonja: Kam qenë i idesë se duhet të bashkohem me Berishën se shqipëria ka nevojë për rotacion. Për të shpëtuar Shqipërinë nga autokracia. Tani, këta janë bashkua mbi një figurë si Binaj. Ka raste kur edhe në Itali mbështet një individ edhe nga partia e madhe se bashkon më shumë se partia e madhe. sidomos në zgjedhje lokale. Këtu po bëjmë diskutimin 44 me 42, kam qenë prezent edhe në zgjedhje kombëtare dhe këto rezultate ishin.

Këto do i interpretojmë, ose janë të vërteta dhe zgjedhjet janë të gënjeshtërta, për vjedhjen e votës. Vë bast se rezultatin Manastirliu do e ketë më të lartë se Veliaj. Nuk them se është gabim i sondazhit. Ky është alarmi i Shqipërisë dhe duhet bashkimi që të mos kemi sondazhet kështu dhe rezultatet ashtu. Të heqim partinë-shtet dhe ndërtojmë demokracinë.

© Panorama.al

Te lidhura