TIRANE- Instituti “Gani Bobi” në rezultatet e bëra publike vetëm pak minuta më parë për Tiranën shpall fitues kandidatin e “Aleancës për qytetarin” Lulzim Basha me 58.4% të të pyeturve dhe kandidatin e “Aleancës për qytetarin me 39.8% të të pyeturve.
Në kete sondazh janë pyetur më shumë se 5000 persona nga të cilët 4025 kanë marrë pjesë në sondazh ndërsa 1707 kanë refuzuar të përgjigjen.
Mbi subjektet politike kryeson Partia Demokratike me 52%, PS me 40% dhe LSI me 1%. Raportuesi i sondazhit, Shkelzen Maliqi shpjegoi se marshi i gabimit mund të jetë i madh për shkak të numrit të madh të refuzimeve, me rreth 30%.











