Sonda ruse do bjerë në tokë më 15 janar

Jan 9, 2012 | 10:47

Sonda Phobos Grunt, e cila u lëshua nga rusët pak kohë më parë me synimin për të studiuar Marsin por që për shkak të një defekti nuk mundi të dalë dot nga orbita e Tokës, pritet që shumë shpejt të bjerë në tokë. Deri më tani janë dhënë data të ndryshme dhe koordinata po të ndryshme, por e fundit që ka dhënë një prononcim rreth kësaj, është Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Kjo e fundit deklaron se sonda pritet të bjerë në tokë rreth datës 15 janar. Rusia nga ana tjetër po vijon një hetim të hapur për të gjetur shkaqet e dështimit të misionit të sondës, ku dyshime të forta janë hedhur edhe për ndërhyrje të amerikanëve.

© Panorama.al

Te lidhura