Sokol Balla 3 orë në SPAK, gazetari u thirr nga Dritan Prençi, prokurori që po heton Belinda Ballukun

Feb 23, 2026 | 10:30

Gazetari Sokol Balla është paraqitur paraditen e kësaj të hëne (23 shkurt) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për t’u marrë në pyetje.

Mësohet se Balla ka qëndruar për rreth 3 orë dhe më pas është larguar, pa dhënë asnjë shpjegim për gazetarët në lidhje me atë çfarë është pyetur.

Sokol Balla është thirrur nga prokurori Dritan Prençi, i cili po heton dhe ish-bashkëshorten  tij, zv.kryeministren Belinda Ballukut.

Sokol Balla ne SPAK

Kujtojmë që për Belinda Ballukun, prokurori i SPAK ka nisur hetim pasuror dhe i kërkon Parlamentit heqjen e imunitetit të saj, për t’i hapur rrugën arrestimit.

Megjithatë pritet njoftim zyrtar nga SPAK në lidhje me deklarimet e Sokol Ballës.

© Panorama.al

Te lidhura