“Socialistët tentuan të burgosin Donald Trumpin! Dështuan!”- Chris LaCivita: Në 12 vite 1 milion shqiptarë u larguan! Pse të votosh një parti që i krijoi problemet?!

Apr 11, 2025 | 20:27

Drejtuesi i fushatës së PD-së Chris LaCivita ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e fushatës, i cili ka bërë apel për të votuar Sali Berishën në zgjedhjet e 11 majit.

 

Ai hodhi akuza ndaj qeverisë duke thënë se ashtu siç socialistët në SHBA u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump, socialistët në Shqipëri po tentojnë të fusin në qeli opozitën.

LaCivita: Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore sërish?

Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump.

Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan.

Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre.

Edhe këtu do të dështojnë.

Pse?

Sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit:

12 vite krim,

12 vite drogë,

Më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi,

Dhe 12 vite dështim ekonomik.

Pse të votoni për partinë që i krijoi të gjitha këto probleme?

Votoni për Dr. Berishën.

Jepini vendit tuaj mundësinë.

Dhe jepini njerëzve shpresë.

Faleminderit. Zoti ju bekoftë!

 

© Panorama.al

Te lidhura