Aktivisti Edison Lika u shpreh se nëse kryeministri Edi Rama do që të dëgjojë qytetarët duhet të japë dorëheqjen.
Ai deklaroi se kryeministri nuk përfaqëson më qytetarët që e kanë votuar dhe se protestat janë tregues i pakënaqësisë publike.
Sipas tij, Rama nuk i ka më 800 mijë vota, sepse këta qytetarë që ai pretendon se e kanë votuar kane dale ne shesh.
“Ne sot kemi qenë më të qetë dhe jo shumë të armatosur me vezë. E dinim se ishin të përgatitur për të na arrestuar. Arrestimet janë përzgjedhur. Një prej djemve është marrë vetëm sepse po filmonte, Beni u shoqërua sepse thjesht ka kaluar Lanën.
Kryeministri duhet ta kishte marrë vesh që para 13 vitesh se kur je kryeministër nuk përfaqëson vetëm 800 mijë për të gjithë shoqërinë. Ai e di shumë mirë që nuk i ka më ato 800 mijë, sepse ata kanë dalë në shesh. Nëse ai do ti përgjigjet protestuesve duhet tia nisë më dorëheqjen”, tha aktivisti Edison Lika.
© Panorama.al











