“Plani i masave të policisë doli bllof”- Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët, shoqërimi i protestuesve i padrejtë

Jul 27, 2026 | 12:04

Aktivisti Dritan Goxhaj ka reaguar pas shoqërimit të disa protestuesve gjatë tubimit të zhvilluar në Tiranë, duke deklaruar se pesë persona janë shoqëruar nga policia.

Sipas tij, protestuesit kanë lëvizur të lirë në rrugët e qytetit dhe ndërhyrja e policisë ka qenë e paprovokuar dhe e paligjshme.

“Protestuesit kanë udhëtuar lirisht në rrugët e qytetit. Policia në mënyrë të paprovokuar ka reaguar në mënyrë të jashtëligjshme. Nuk ka pasur provokim, plani i masave i policisë doli bllof. Nuk pati asnjë përplasje, ndalimet janë të paligjshme”, deklaroi aktivisti për News24.

© Panorama.al

Te lidhura