SPAK zgjat me tre muaj të tjera afatet e hetimit për Belinda Ballukun! Ish numri dy i qeverisë akuzohet për korrupsion, pastrim parash e shkelje e barazisë në tendera

Jul 27, 2026 | 11:36

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur të zgjasë me 3 muaj të tjerë afatet e hetimit për ish-zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

balluku spak

Vendimi pritet t’u komunikohet palëve ditën e mërkurë, ndërsa po atë ditë janë thirrur për t’u paraqitur në SPAK edhe Erald Elezi dhe Gentian Gjyli.

Zgjatja e afateve të hetimit vjen në kuadër të procedurave hetimore që SPAK po zhvillon për çështjen ku është përfshirë emri i Ballukut.

Kujtojmë se Balluku është nën hetim per korrupsion, pastrim parash e shkelje e barazisë në tendera.

© Panorama.al

Te lidhura