Kuvendi pritet të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje huaje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pajisjet ushtarake.
Burimet bëjnë të ditur se ky dokument “sekret” nuk u është vënë në dispozicion deputetëve, por është njoftuar që të lexohet në një ambient ku të jenë të pranishëm të gjithë deputetët.
Opozita ka kundërshtuar këtë praktike të administrimit të dokumentetit, ndërsa pretendojnë se do të lexohet në një sallë me kapacitet prej 15 deputetësh.
Ndërkohë në pamje shihet momenti kur deputeti dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka marrë një kopjen e vetme të marrëveshjes dhe është larguar me vrap, ndërsa punonjësja e Kuvendit e ndjek nga pas.
“O zotëri të lutem…” dëgjohet ti thotë punonjësja e Kuvendit deputetit Agron Shehaj.
© Panorama.al











