Aktivisti Gent Progni ka deklaruar se gjatë protestës së sotme është kanosur me jetë nga një person, për të cilin dyshon se ishte efektiv policie civil.
Në një prononcim për mediat, Progni tha se incidenti ndodhi teksa po filmonte disa persona me rroba civile që ndodheshin në një lokal pranë zonës së protestës
Për këtë rast ai tha se do të bëjë një kallëzim penal në institucionet përkatëse.
“Do të bëj një kallëzim publik. Jam kanosur me jetë sot nga një person civil, të cilin e kam edhe me foto, ka nxjerrë thikën dhe ka tentuar të më godasë. Unë beson se është polic civil. Isha duke filmuar policët civilë që po rrinin në një lokal. Personi u cua dhe më tha pse po filmon? Në këtë moment nxori një thikë nga xhepi dhe tentoi të më godiste, e kam ndalur dhe në atë moment u bë rrëmujë dhe kanë ardhur disa policë që thanë “mos godisni policët”. Kërkoj të bllokohen kamerat, do bëj kallëzim penal për kanosje dhe në AMP apo prokurori”, tha Progni.
Ndërkohë më vonë, Progni publikoi në rrjetet sociale një person që sipas tij është personi që ka tentuar ta godasë me thikë.

© Panorama.al











