Shefi i Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, Ervin Hasrama është shfaqur sërish në protestën e radhës para Kuvendit, pas incidentit të ndodhur pak ditë më parë, ku u godit me vezë.
Sot ai është përballur me protestuesit, ndërsa ata kanë hedhur thirrje kundër ti, duke i thënë se “është turpi i policisë së shtetit”.
“Turp të të vijë, ti ke arrestuar, ti je turpi i policisë së shtetit. Ti e do vezën prapë. Palaço burrë, nuk të mbrojnë dot nga populli këta”, dëgjohen ti thonë protestuesit.
Ndërkohë në momentin që qytetarët hedhin thirrje kundër ti, Hasrama nxjerr nga xhepi një spraj.
Kujtojmë që në protestën e kaluar Hasrama u qëllua nga protestuesit me vezë, pasi ndaj tyre ai hodhi spraj djegës.
© Panorama.al












