“Skuadra jonë, shumë përfaqësuese”- Rama takim elektoral në Shkodër: Kundërshtarët i kemi mbrapa, jo përballë! Ndaj dëgjojmë mallkime e lehje në mënyrë të vazhdueshme

Mar 26, 2025 | 11:02

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Shkodër, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë në këtë qark, është shprehur se skuadra e tyre është shumë përfaqësuese dhe sipas tij ky është një avantazh i madh për PS në zgjedhjet e 11 majit.

Rama tha se kundërshtarët politikë i kanë mbrapa, jo përballë. Ai theksoi se përballë kanë horizontin e Bashkimit Europian.

Rama: Në Shkodër, kemi arritur të formatojmë një skuadër që është shumë përfaqësuese, që mbulon praktikisht të gjitha ndjeshmërie dhe njëkohësisht edhe kategoritë, që u flet të gjithëve, pavarësisht moshës, gjinisë dhe prejardhjes, pasi kushdo që jeton në Shkodër, apo është i lidhur me Shkodrën, e ka mundësinë që në këtë skuadër të gjejë atë që do. Ky është avantazh i madh për ne, krahasimisht me ata që kemi mbrapa, se përballë kemi vetëm horizontin e BE. Nuk kemi kundërshtarë përballë, i kemi vetëm mbrapa. Prandaj dëgjojmë në mënyrë të vazhdueshme, zhurma, mallkime, sharje, britma dhe lehje.

 

© Panorama.al

Te lidhura