Skënderbeu merr Lukas Malakarne nga Dinamo

May 25, 2011 | 9:59

Lukas Malakarne është një lojtar i Skënderbeut. Pas bisedimeve dhe mbylljes së suksesshme të marrëveshjes me Vilën dhe Orelesin, korçarët kanë gati firmën dhe për ish-dinamovitin e tretë. Burime nga presidenca korçare, bëjnë të ditur se futbollisti i radhës është pikërisht mbrojtësi i qendrës, Malakarne. Kështu, korçarët duket se janë duke bërë një pazar të mbarë lojtarësh tek Dinamo, duke iu marrë atyre pa dyshim më të mirët, pse jo dhe më të spikaturit në fushë gjatë këtij kampionati. Ndërkaq, Skënderbeu i ri do të ketë vetëm disa ndryshime, deri në pesë lojtarë. Në fakt, deri në këto momente nuk ka pasur ende njoftim zyrtar për largim të lojtarëve aktualë përveç të përfolurës për moskthim të Joliç dhe Grabiç. Gjithsesi, do të jetë trajneri Shpëtim Duro ai që do të vendosë përfundimisht se kë do të ketë dhe kë jo në skuadër, ndërkohë që nga ana tjetër është po ai që ka përcaktuar kërkesat për lojtarë tek presidenti, Agim Zeqo. Pas kësaj liste, e cila ka në përbërjen e saj tre futbollistë që e kanë mbyllur kontratën me Skënderbeun: Orelesi, Vila e Malakarne dhe janë e dy emra të propozuar nga trajneri: Tefik Osmani dhe Pero Pejiç. Gjithsesi, që të dy këta të fundit kanë shumë më pak mundësi për të shkuar drejt Korçës për një sërë problemesh që janë hasur në tratativa.

© Panorama.al

Te lidhura