Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, foli sot në emisionin ‘Opinion’ lidhur me lëvizjet e tij të fundit në PD, të cilat kanë shkaktuar debate mes demokratëve, pasi Salianji duket se do të krijojë në frymë të re në parti, ndryshe nga ajo e kryetarit të PD, Sali Berisha.
Salianji tha se qëndrimi i PD karshi skandalit të zv.kryeministres Belinda Balluku nuk është i duhur, ndërsa foli me ironi dhe kritika në mënyrën se si PD po zhvillon protestat para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
“Skandalet e Ballukut duhet të kishin shkundur vendin. PD nuk ka fuqi reaguese. E patë çfarë ndodhi në Rumani dhe Bullgari. Të nesërmen e marrjes së Ballukut të pandehur, PD vendosi të bëjë analizën e zgjedhjeve. Unë kërkova protesta.
Pasi e kërkova unë, u njoftua protesta. Pse jam i shqetësuar unë? Opozita është e domosdoshme në shoqëri. Ilir Meta dha dorëheqjen për një akuzë 700 mije euro por kjo nuk e ndaloi opozitën e asaj kohe që të bënte atë që bëri?”, tha demokrati.
Ervin Salianji: Skandalet e Ballukut duhet të kishin shkundur vendin. PD nuk ka fuqi reaguese. E patë çfarë ndodhi në Rumani dhe Bullgari. Të nesërmen e marrjes së Ballukut të pandehur, PD vendosi të bëjë analizën e zgjedhjeve. Unë kërkova protesta.
Pasi e kërkova unë, u njoftua protesta. Pse jam i shqetësuar unë? Opozita është e domosdoshme në shoqëri. Ilir Meta dha dorëheqjen për një akuzë 700 mije euro por kjo nuk e ndaloi opozitën e asaj kohe që të bënte atë që bëri.
Po them që ne nuk jemi në rrugën e duhur. Humbëm pesë bashki PD. Në zgjedhjet e pjesshme kandidatët e mbështetur nga ne dhe nga e gjithë opozita kanë marrë vota në 5 bashki as sa për një mandat deputeti. Kemi marrë 2500 vota në Vlorë, 2600 vota në Berat.
Ata ishin kandidatë që strukturat tona morën porosi t’i mbështesin. A ka këtu një shqetësim te demokratët dhe një shqetësim siç e lexoj unë. Pse demokratët nuk dalin të votojnë? Edi Rama i vjedh i bën presion, Rama në Vlorë ka nxjerrë 15 mijë votues. Po votuesit tanë ku janë?
Ne nuk reaguam në mënyrën e duhur. Këtu ka rënë shteti. Kemi ligje, institucione, kemi KPA, kemi gjithçka dhe ndërkohë gjithçka vendoset me telefon. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Nuk është mënyra e duhur që të dalim. Si do e kërkojmë dorëheqjen e Ramës, duke folur dhe duke vënë muzikë para Ramës.
© Panorama.al











