Analisti Agim Baçi foli mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” mbi situatën e opozitës dhe qasjen ndaj rastit Ballukut.
Zv.kryeministrja u mor e pandehur nga SPAK dhe për të kërkohet pezullim nga detyra, situatë që për Baçin opozita duhet ta kishte shfrytëzuar me një protestë të përbashkët. Sipas tij, me Ballukun tashmë qeverisja Rama po kalon momentet më të vështira këto 12 vite.
Agim Baçi: Opozita duhet ta kishte shfrytëzuar. Momentet më të vështira të qeverisjes Rama me Ballukun. Zoti Rama nuk e shikon më moralisht qeverisjen po si procedurë. Pyetja shumë e thjeshtë, si është e mundur që e kemi këtë rast që e ka vënë qeverinë në siklet, dhe opozita e përgëzoj për protestën spontane, mazhoranca është në siklet por problemi ç’a duhet të ndodhi më në Shqipëri, opozita duhet të kishte gjetur një zgjidhje.
Duhet të ishte mundësuar për një tryezë e përbashkët apo një protestë e përbashkët? Për mua nëse nuk bashkëpunohet për të thirrur qytetarët, mendoj se gjetja vetëm e disa kandidatëve është një hap i vogël.
© Panorama.al












