Situatë e rënduar nga reshjet e shiut në Fier! Prurjet e lumit Seman përmbytin dhjetëra hektarë tokë dhe 40 puse nafte

Nov 22, 2025 | 16:24

Prurjet e shtuara të lumit Seman kanë shkaktuar probleme serioze në zonat e Kallmit dhe Belinës, ku dhjetëra hektarë tokë bujqësore kanë mbetur nën pushtetin e ujit.

fier permbytje

Përmbytjet kanë prekur gjithashtu rreth 40 puse nafte, duke rritur rrezikun për dëmtime të infrastrukturës dhe ndotje.

Ndërkohë, ekipet e bordit të kullimit në Bashkinë Fier ndodhen në terren që prej mëngjesit të sotëm.

Specialistët po punojnë për përforcimin e argjinaturës në Belinë, në pikat më kritike, me qëllim shmangien e përhapjes së mëtejshme të ujit dhe minimizimin e dëmeve.

permbytje fier

Situata mbetet e paqëndrueshme dhe autoritetet lokale po monitorojnë nga afër rrjedhën e Semanit, teksa priten reshje të tjera.

© Panorama.al

Te lidhura