Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka pritur në një takim dy reporterët e KiE-së që kanë mbërritur sot në Shqipëri me një mision faktmbledhës për situatën politike në vend.
Menjëherë pas takimit, kreu u LSI-së tha se ai bashkë me reporterët e KiE-së ndanë të njëjtin mendim lidhur me zgjedhjet e 8 majit, se këto ishin zgjedhje të jashtëzakonshme, të standarteve europiane, ku qytetarët shqiptarë demonstruan vullnetin e tyre.
“Ndamë të njëtin mendim që një rezulatat kaq i ngushtë sikurse sihte ai i Bashkisë së Tiranës, natyrisht që do të sillte një funksionim të të gjitha hapësirave dhe mundësive që jep Kodi Zgjedhor për secilën palë për të arritur rezultatin e dëshiruar”- tha Meta.
Ai theksoi gjithashtu se ranë dakord ranë dakord, se vendimet e gjykatave janë të padiskutueshme.
Meta dhe reporterët e KiE-së, theksuan se është e domosdoshme për të ardhmen një reformë e plotë zgjehdore.
© Panorama.al











