TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne vendin tone, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar nje takim me kreun e shtetit Bamir Topi, e pas tij eshte ndalur ne seline roze, ne nje takim me kreun e PS-se, Edi Rama.
Takimet u zhvilluan nderkohe qe situata ne KQZ ka qene e tensionuar, pas miratimit ne parim te aktit qe quan pjese te rezultatit per Tiranen edhe votat e hedhura ne kutite e gabuara.
Arvizu-Topi
Ne takimin ne Presidence, ambasadori Arvizu i shprehu Presidentit Topi gjithë mbështetjen lidhur me qëndrimet dhe apelet e tij institucionale. Ai vuri ne dukje se në këto kushte, nevojitet mbi të gjitha respektimi i shtetit të së drejtës, në funksion të arritjes së standardeve demokratike dhe konsolidimit të institucioneve të pavarura e kushtetuese që ato të kenë mundësi të përmbushin detyrimet e tyre ligjore.
Presidenti nga ana e tij, apeloi për vetëpërmbajtje, qetësi, maturi dhe ruajtje të rendit publik.
“Në këto çaste, duhet që palët politike të respektojnë institucionet, dhe vetë institucionet e pavarura duhet të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën! Shqipëria ka legjislacion, ka përvojë në trajtimin e çështjeve zgjedhore, ka të gjithë mekanizmat ligjore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kështu që vetë institucionet përgjegjëse kanë rastin dhe detyrimin të dëshmojnë pavarësi, integritet dhe profesionalizëm në interes të qytetarëve, publikut dhe vendit.”- ka thene Topi.
Arvizu-Rama
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne vendin tone, Aleksandër Arvizu pas takimit me presidentin eshte ndalur ne seline roze, ne nje takim me kreun e PS-se, Edi Rama. Takimi ka agjatur reth nje ore dhe eshte mbyllur ne oren 13.20. Nderkohe qe mes tyre zhvillohej takimi, ne seline e PS-se qindra mbeshtetes brohorisnin per fitoren e Rames ne krye te bashkise.
Po sot, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Ettore Sequi i është drejtuar godinës së Partisë Socialiste ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e opozitës Edi Rama. Nderkohe qe me heret, ai zhvilloi nje takim edhe me kreun e qeverise, Sali Berisha, pak para nisjes se mbledhjes se qeverise.
© Panorama.al











