Siria i është drejtuar luftës civile, ndërsa luftimet mes ushtarëve që kanë dezertuar dhe kanë formuar ushtrinë e lirë siriane dhe ushtarëve të trupave shtetërore siriane kanë arritur afër Damaskut. Liga Arabe ka diskutuar një plan për të dërguar trupa në Siri, me propozim të Katarit, një plan që ka marrë refuzim kategorik nga Siria. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Ministria e Jashtme në Sana “është habitur me deklaratën e zyrtarëve nga Katari, të cilët kanë bërë thirrje për dërgimin e trupave në Siri, dhe ajo i ka refuzuar kategorikisht thirrje të tilla, të cilat thjesht mund të rëndonin situatën, të dëmtojnë punën e përbashkët arabe dhe të hapin derën për një ndërhyrje të gjerë të huaj në çështjet e Sirisë”. Aktivistët deklarojnë se të paktën 16 njerëz janë vrarë dje në Siri. Ndërkohë, në Këshillin e Sigurimit, Rusia ka paraqitur një draft-rezolutë, që kundërshton çdo ndërhyrje me forcë në Siri.











