Mijëra njerëz kanë dalë dje në rrugët e Sirisë pas lutjes së të premtes për të protestuar për largimin e Presidentit Bashar al Asad nga detyra. Ky i fundit nuk do të largohet dhe po i lufton protestuesit me ushtrinë e tij, duke i konsideruara ata të infiltruar nga jashtë. Dje në qytetin Hims u vranë katër persona, por të tjerë janë vratë në qytete të tjera, duke shënuar rreth 10 viktima kur policia qëlloi kundër protestuesve. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka përjashtuar çdo mundësi për një ndërhyrje të armatosur në Siri. “NATO nuk ka ndërmend të ndërhyjë në Siri. Ka një diferencë të qartë mes këtij vendi dhe Libisë”, tha Rasmusen për agjencinë “ANSA”.











