Siri, regjimi i Bashar al Asadit akuzohet për krime të luftës

Jun 15, 2012 | 14:09

“Sulmet” ndërkombëtare ndaj regjimit të Bashar al Asadit janë shtuar gjatë ditëve të fundit, ku dje pati akuza të drejtpërdrejta, për të parën herë, për krime lufte. Grupi për të drejtat e njeriut, “Amnesty International”, deklaroi se forcat e qeverisë siriane kanë vrarë e po vrasin civilë në sulme të organizuara “si pjesë e politikës shtetërore”, që përbën krime kundër njerëzimit. Në një raport të publikuar dje, “Amnesty International” shkruan se hetuesit e grupit kishin dokumentuar keqtrajtime “sistematike” të qeverisë në 23 qytete dhe fshatra në provincat Alepo dhe Idlib, gjatë muajve maj dhe prill. Në këtë raport përfshihen edhe intervistat e më shumë se 200 njerëzve, të afërm të viktimave.

© Panorama.al

Te lidhura