Një nga armiqtë e lëkurës është edhe dielli me rrezet UV.
Rrezet e diellit na dhurojnë kënaqësi, shëndet. Dielli është burimi i jetës dhe energjisë. Mirëpo, vetëm disa janë efekte pozitive në aspektin mjekësor. Nxirja në diell daton nga fillimet e shekullit XX, në masë të madhe është i shtyrë nga popullariteti i sportit dhe rekreacionit.
Në ato vite të kishte ngjyrë të çeltë të lëkurës ishte llogaritur si karakteristikë e pjesëtarëve të shtresave të larta shoqërore. Duhet ditur se vetëm disa janë efekte pozitive në aspektin mjekësor nga veprimi i rrezeve të diellit dhe kjo është sinteza e vitaminës D në lëkurë dhe depozitimi i kalciumit në eshtra, gjë që parandalon zhvillimin e rakitit te fëmijët si dhe osteoporozën te të moshuarit.
Por për këtë gati se janë të mjaftueshme edhe rrezet e pakta të diellit. Po ashtu, drita e diellit ndikon në sekretimin e hormonit melatonina – i cili rregullon ritmin biologjik dhe rrit disponimin tonë.
Por ju duhet të evitoni ekspozimin në diell në orët e pasdites, të vendosni krem mbrojtës dhe të lani shpesh lëkurën tuaj që poret të hapen.
Produktet për mbrojtje nga dielli
SPF (Sun Protection Factor – faktori i mbrojtjes nga dielli) është shenja në produkte për mbrojtje nga rrezet e diellit që na jep informacione për kohën e sigurt që do të mund të ekspozohemi në diell. Gjenerata e re e faktorëve mbrojtës MPI-SORB (kombinim me prejardhje kimike, organike dhe minerale) e mbron lëkurën nga UVB si edhe nga rrezet e gjata UVA, për të cilat sot dihet se janë mjaft të rrezikshme, ngase depërtojnë thellë në lëkurë duke e dëmtuar atë. Pas daljes në diell duhet lyer lëkura me preparate “after sun” të cilat lëkurës së tharë i kthejnë lagështinë, ndërsa me përbërësit antioksidativë (vitaminë C, vitaminë E, flavonoid) neutralizojnë radikalet e lira të dëmshme që krijohen nga veprimi i diellit. Lëkura e tillë mbetet e shëndoshë, e butë, e lëmuar dhe gjatë e nxirë. Që të kemi një lëkurë të bukur dhe të shëndoshë si dhe me pamje rinore do të duhej që për çdo ditë të përdorim produkte mbrojtëse kundër veprimit të dëmshëm të rrezeve UV. Tendenca që të kemi lëkurë të nxirë (të rrezitur) është një sjellje e papërgjegjshme që pasojat serioze do t’i shohim pas një kohe.
© Panorama.al












