Si po përdoren nicotine pouches*nga konsumatorët e rritur dhe politikat e duhanpirjes në Shqipëri

Jun 30, 2026 | 15:46

Shqipëria ka ndërmarrë prej vitesh masa për të kufizuar ekspozimin e qytetarëve ndaj tymit të duhanit në ambientet publike. Legjislacioni shqiptar ndalon pirjen e duhanit në shumicën e ambienteve të mbyllura publike, vendeve të punës, institucioneve arsimore, objekteve shëndetësore dhe transportit publik, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga ekspozimi ndaj tymit pasiv.

velo nikotine pouches

Ndalimi përfshin restorantet, baret, institucionet shtetërore, shkollat, universitetet, spitalet dhe mjetet e transportit publik. Këto politika janë pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të Konventës Kuadër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Kontrollin e Duhanit (WHO FCTC).

Një pjesë e rëndësishme e politikave kundër duhanit në mbarë botën lidhet me mbrojtjen e jo-duhanpirësve nga tymi pasiv. Studimet shkencore kanë treguar prej kohësh se ekspozimi ndaj tymit të cigareve mund të ndikojë negativisht tek personat që nuk pinë duhan, veçanërisht tek fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje të frymëmarrjes.

Për këtë arsye, shumë vende kanë zgjeruar gradualisht kufizimet për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura, duke synuar krijimin e hapësirave më të sigurta për publikun.

Paralelisht me këto politika, vitet e fundit ka vazhduar debati ndërkombëtar mbi rolin e produkteve alternative të nikotinës*, të cilat nuk përfshijnë procesin e djegies.

Ndryshe nga cigaret tradicionale, qeset me nikotinë* nuk prodhojnë tym dhe nuk ekspozojnë personat përreth ndaj tymit pasiv. Për këtë arsye, ato janë bërë pjesë e diskutimeve shkencore dhe rregullatore në shumë vende që po shqyrtojnë strategjitë e reduktimit të dëmit nga duhani.

Nicotine pouches* përdoren në mënyrë diskrete, duke u vendosur nën buzën e sipërme pa krijuar tym, avull apo erë gjatë përdorimit. Për këtë arsye, ato mund të përdoren edhe në ambiente të brendshme pa shkaktuar ekspozim për personat përreth.. Kjo karakteristikë i ka bërë pjesë të diskutimeve mbi reduktimin e ekspozimit pasiv ndaj produkteve të duhanit, veçanërisht në hapësira ku pirja e duhanit është e kufizuar ose e ndaluar.

“Dhjetëra prova tregojnë se ekspozimi ndaj tymit të dorës së dytë – dhe jo nikotinës – është ai që shkakton sëmundje të lidhura me duhanin”, thotë autori i studimit Robert Beaglehall, një mjek i shëndetit publik në Zelandën e Re dhe ish-drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

*Ky product nuk është pa rrezik, dhe përmban nikotinë, një substancë që krijon varësi.

© Panorama.al

Te lidhura