Një vit nga sulmi shtetëror ndaj News24, eurodeputetja Guarda: Do ta ngremë shqetësimin në Bruksel

Jun 30, 2026 | 18:41

Eurodeputetja e Grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Europian, Cristina Guarda, ka reaguar për herë të parë lidhur me mbylljen e News24, duke shprehur keqardhje për ngjarjen dhe duke premtuar se do ta adresojë këtë çështje në institucionet e Bashkimit Europian.

guarda news

Gjatë një interviste për News24, Guarda u pyet për shqetësimet e Parlamentit Europian mbi lirinë e medias, ndërsa iu kujtua se po fliste për një televizion që, një vit më parë, u mbyll me forcë dhe gazetarët e tij u nxorën nga ambientet e redaksisë.

Në përgjigjen e saj, eurodeputetja deklaroi:

“Më vjen shumë keq për ju. Dhe do ta analizoj situatën kur të kemi takime edhe me zyrat tona që po kujdesen për respektimin e ligjit dhe të gjitha kapitujt e tjerë në Bruksel.”

Deklarata e Guardës vjen në një moment kur liria e medias dhe respektimi i shtetit të së drejtës vijojnë të jenë pjesë e vlerësimeve që institucionet europiane i bëjnë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

© Panorama.al

Te lidhura