Si i nxorën zbuluar firmat turke abuzimin me rindërtimin në Vorë! Bashkia reagon për Vetting: S’ka fonde për bonusin e qirasë! KLSH kapi ‘mat’ kompanitë u favorizuan për tenderat

Nov 28, 2024 | 20:31
SHPËRNDAJE


EMISIONI VETTING

RINDËRTIMI I “NGRIRË”
Por cilat janë arsyet që këta banorë vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje. Çfarë ka ndodhur me rindërtimin në këto pesë vite? Cilat janë hapat e institucioneve qendrore dhe vendore?

Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi shprehet në lidhje me këtë pikë se: “Shtrati ku ngjizet keq qeverisja abuzimi me fondet është pikërisht shfrytëzimi i pozitës shtetërore është pikërisht mungesa e kërkesës së llogarisë dhe arroganca e pushtetit dhe mos ndëshkimi nga ana e SPAK. Fakti që një numër i caktuar tenderash del me flamur të kuq është tregues së sistemi është problematik sa i takon sistemit në tërësi”.

f65c7655-9ce2-433b-9ef2-e329d724fac5

Për ndryshim nga bashkitë e tjera, Vora deri tani ka kryer vetëm 6 tendera për rindërtimin dhe janë shpallur me fitues me fond limit rreth 11 miliard lekë pa tvsh.

“U vu re negocim me lëndët e para në fillim dhe negocime jo transparente mbi dhe nënë tavolinë që lënë shkas për dyshim të arsyeshëm për korrupsion dhe keqpërdorim në dëm të taksave të qytetarëve.”- sqaron Zef Preçi.

Në vitin 2021 për fshatin Marqinet është hapur tenderi me objekt “Sistemim, asfaltim i rrugëve Kodra e miut dhe rindërtim Fshati Marqinet 2, Bashkia Vorë”.  Vlera e fondit të përcaktuar 660 milion lekë.  Kontratën e fitoi bashkimi i kompanive “BE. Is SHPK” me pronar Hamz Islamaj dhe “Leon Konstruksion” me pronare Sonila Sharka dhe Florenc Sharka të dy me nga 50 % të aksioneve të kompanisë.

Ky tender ka rënë në rrjetën e KLSH, pasi diferenca e volume për punime të deklaruara të kryera në objektin rezulton me problematika. Ndërsa tek autoriteti  mbikëqyrës është vërejtur pasaktësi të punimeve në verifikimin e zbatimit të projekti- preventivit. Si pasojë e mangësive të mësipërme është përfituar padrejtësisht nga sipërmarrësi i punimeve.

Bashkia dhe banorët pa rindërtuar, ku shkuan fondet?

Godina e Bashkisë Vorë u përfshi në procesin e rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, madje qeveria shqiptare alokoi dhe fond me vlerë 618.868.546 për rindërtimin e kësaj ndërtese. Sot, 5 vite pas tërmetit, punonjësit e Bashkisë së Vorës janë zhvendosur në një ambient me qira.

Por deri më tani procesi ka ngecur në pikën e shpronësimeve, dhe bashkia  është ende në pritje. Në përgjigje të emisionit Vetting, Bashkia Vorë pranon situatën e vështirë të banorëve të pastrehë, por justifikohet me mungesën e fondeve. Emisioni Vetting ka dërguar kërkesë për informacion Bashkisë Vorë në lidhje me procesin e rindërtimit. Bashkia në përgjigje të saj ka sqaruar se:

“Ju informojmë se 182 aplikues janë në proces për t’u trajtuar  për banesa private ku përfshihet njësia Vorë, njësia Prezë dhe njësia Bërxullë që përfshihen në territorin e Bashkisë Vorë (Janë akomoduar  dhe 50 aplikues për apartamente në fshatin Marqinet (pallat) që pritet për t’u trajtuar nga Fondi i Zhvillimit në Bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës  Drejtorisë së Rindërtimit) Gjithashtu janë në mungesë dhe 60 apartamente (nevoja për rindërtim ku përfshihen dhe procesi i shpronësimit) për qytetin e Vorës.”- shprehet Bashkia Vorë.

4429b2d6-b01a-46d2-9c39-94480c28af55

Bashkia sqaron se deri më tani në qytetin e Vorës janë ndërtuar 404 apartamente, procesi i shpërndarjes ka përfunduar për 101 familje përfituese në fshatin Marikaj nga procesi i rindërtimit  dhe janë akomoduar në apartamentet e reja.

Sa i takon mungesës së pagesës për bonusin e qirasë, Bashkia Vorë sqaron se nuk ka fonde për t’i paguar familjet që kanë mbetur jashtë pa banesa.

“Drejtoria e Menaxhimit Financiar dhe Programeve të Strehimit ka paguar Bonusin e Qirasë deri në periudhën Mars 2023 nga kjo periudhe e në vazhdim Bonusi i Qirasë për familjet e prekura  nga tërmeti rezulton i papaguar për mungesë fondesh.”- shkruan Bashkia Vorë në përgjigjen e saj për Vetting.

32b91198-3c87-4104-8196-a7dac23aaa3a

Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi shprehet për Vetting se: ”Janë vënë re fenomene të rrezikshme probleme që ngrenë pikëpyetje të mëdha, për shpronësime të qëllimta për të hapur terren për investime me oligark ndërtues. Përdorimi i fondeve dhe ata që dhanë para si Qeveria Turke që e ndërtoi nga kompani turke me rregulla dhe standarde.”

LEXO EDHE:

Drama e pashfaqur e Vorës pas tërmetit! Banorët rrëfejnë harresën 5 vjeçare! Historia e trishtë e Bedries dhe burrit të saj, që jeton në 15m2 kontejner me komshinjtë

Vetting/ Pa banesë prej tërmetit, Lule Gjoka detyrohet të paguaj taksën e shtëpisë që s’ekziston! Bashkia e Vorës u pret bonusin e qirasë! Ekspertët: Fondet u devijuan te firmat e kontrolluara nga krimi organizuar

Si i nxorën zbuluar firmat turke abuzimin me rindërtimin në Vorë! Bashkia reagon për Vetting: S’ka fonde për bonusin e qirasë! KLSH kapi ‘mat’ kompanitë u favorizuan për tenderat

“Ergi Shpk”, firma e lidhur me inceneratorin e Elbasanit fitoi tenderat në Vorë! Kush janë operatorët që morën ‘llokmat’ e fondeve! Vetting rendit shkeljet, probleme me drejtësinë dhe pa inxhinierë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura