Shvajnstaiger: Ja pse Zidan goditi Materacin

Mar 17, 2011 | 10:34

Bastian Shvajnstaiger u shpreh pas zënkës që pati me Marko Materacin, pas përfundimit të ndeshjes së djeshme të vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampioneve, se tashmë kupton gjestin e Zidan, i cili goditi italianin në finalen e Botërorit të vitit 2006. “Kuptova se çfarë kishte ndjerë Zidan. Materaci filloi të më provokonte që para se të fillonte ndeshja, në tunel dhe gjatë gjithë ndeshjes vazhdoi me provokimet”, tha ai. Pas vërshëllimës së fundit, në kohën që futbollistët e Interit po festonin kualifikimin për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, Shvajni sulmoi verbalisht Materacin.

© Panorama.al

Te lidhura